Dosja 339/Prokuroria pyet deputetin e PS, u lakua në përgjimet e Bild

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Sopcialiste Ilir Ndraxhi, emri i të cilit lakohet në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD nga ish i dënuari për vrasje Astrit Avdylaj, është marrë në pyetje nga prokuroria për Krime të Rënda për llogari të hetimeve të dosjes 339.

Burime konfirmuan se Ndraxhi u paraqit në institucionin e akuzës ditën e enjte dhe qëndroi përballë dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi për afro dy orë duke dhënë shpjegimet e tij për çështjen.

Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Biseda ngriti dyshime të forta se është pikërisht Astrit Avdylaj, njeriu që ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, edhe pse deputeti ka mohuar cdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal.

Astrit Avdylaj dhe miqtë e tij, të cilët po hetoheshin për trafik droge nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, u përgjuan teksa flisnin me zyrtarë lokalë në Durrës, për fshirë dhe kryebashkiakun Vangjush Dako.

Referuar përgjimeve , ka dyshime të forta se Astrit Avdylaj, siguronte vota për llogari të Partisë Socialiste, c’ka mund të ketë sjellë për pasojë edhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Prokuroria e cila u detyrua pas zhurmës publike të niste një hetim për shitblerjen e votës në kuadër të grupit kriminal, ka marrë më herët edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

 

Zjarr Tv Ad