Dosja “Shullazi” Administrativja rrëzon Markun dhe pranon paditë e dy prokurorëve

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela e Besim Hajdarmataj kanë fituar betejën me Arta Markun.

Gjykata Administrative pranoi paditë e dy prokurorëve të cilët i transferoi Kryeprokurorja e Përkohshme  në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi.

Ndër të tjera, Administrativja argumentoi se urdhrat e Markut për transferim ishin në kundërshtim të plotë me ligjin. Vendimet i hapën rrugë rikthimit të dy prokurorëve tek Krimet e Rënda, pasi afati 3 mujor i transferimit ka përfunduar.

Sipas burimeve, KLP pritet të mblidhet ditën e premte për të diskutuar për rastin e prokurorit Çela, pasi ky i fundit e ka vënë në lëvizje përmes një shkrese.

Fakti, nëse vendimet mund të ankimohen dhe nëse po nga cili institucion, mbetet ende i pa qartë.

Zjarr Tv Ad