Dua Lipa jehonë Ismail Kadaresë gjatë fjalimit në Londër: Libri “Kështjella”

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër i ka bërë jehonë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ajo theksoi se leximi e ka ndihmuar atë të kalonte kohët e ‘tensionuara’ në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.

Në fjalimin e saj gjatë aktivitetit, në The Roundhouse në Londër, artistja 27-vjeçare vlerësoi shkrimtarin Ismail Kadare, duke përmendur edhe librin e tij “Kështjella”.

“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri”, tha ajo.

Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ai ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, shtoi më tej ajo.

Zjarr Tv Ad