Dvoranin i perzgjedhur si anetar i Kologjit Zgjedhor

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të martë u mbajt shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor ku u shpallën 8 gjyqtarët fitues të cilët janë: Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka, Alma Kolgjoka.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021 nga presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilli i Lartë Gjyqësor sot në orën 17:00 përcaktoi me short 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojnë ankesat e partive politike vitin e ardhshëm.

Mes emrave është edhe Ardian Dvorani, ish-kryetar i KED-së, i cili nuk u përzgjodh si fitues nga shorti me gogla që u organizua tek “Poli i Drejtësisë”.

Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

Zjarr Tv Ad