DW: Gjermania jep 300 euro dhuratë për çdo qytetar

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale.

“Jemi duke punuar për një konstrukt të ri lehtësimesh të mëdha”, tha kancelari Scholz.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partise liberale, FDP, e quajti një “pako të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse.

Ai tha se do të ketë mbështetje financiare për të disfavorizuarit.

Por ministri shtoi se pakoja do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Nga 300 euro dhuratë

Më 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit.

Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune.

Duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal (minijob).

Masa i përket gjithashtu pakos së dytë dhe do të paguhet nëpërmjet punëdhënësit.

Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, në varësi nga tarifat tatimore të secilit, ajo mund të mpaket deri në 142 euro.

Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë.

Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura.

Të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme.

Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike.

Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera.

Zjarr Tv Ad