Rusia stërvitje ushtarake me Kinën dhe Indinë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia ka nisur stërvitjet e mëdha ushtarake në lindje të vendit. Pjesëmarrja po shihet si rritje e lidhjeve në aspektin e mbrojtjes midis Pekinit dhe Moskës.

Stërvitjet Vostok 2022 po mbahen në disa lokacione në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në Detin e Japonisë.

Po marrin pjesë mbi 55.000 trupa, mbi 5.000 njësi armësh, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Stërvitjet do të përmbyllen më 7 shtator.

Në këto stërvitje po ashtu janë përfshirë edhe trupat nga India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Siria dhe të disa shteteve ish-sovjetike.

India vazhdon të shprehë qëndrim neutral sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka argumentuar se mban raporte të mira edhe me Perëndimin, edhe me Moskën.

Zjarr Tv Ad