Putin refuzon të shkojë në varrimin e Gorbachevit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vladimir Putin ka refuzuar ti jap lamtumirën e fundit lideri të ish-Bashkimit Sovjetik Gorbachevin.

“Ceremonia lamtumirëse dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbachevin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.

Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbachevit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.

Ceremonia e varrimit të Gorbachevit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë. Historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbachevit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë.

Zjarr Tv Ad