E ardhmja e Paulo Dybalasë është lidhur me skuadrën e Interit gjatë gjithë kësaj merkatoje.
Megjithatë që të kryhet ky transferim zikaltërit duhet të pun ojnë më tepër për merkaton në dalje pasi reparti ofensif është i tejmbushur. Njëri midis Dzekos, Correas dhe Sanchez duhet të lënë skuadrën në mënyrë që transferimi i argjentinasit në Milano të mos haste problem.
Në deklaratat e fundit Marota dhe Zaneti nuk e kanë përjashtuar mundësinë për tranferimin e Dybalas por janë shprehur qartë se pa shitje nuk mund të ketë afrime të tjera.
Kjo ka bërë q ëish mesfushori i Juventusit të humbas durimin dhe të shoh opsione të tjera. Roma është një nga destinacionet e mundshme të argjentinasit, kryeqytetasit i kanë bërë një ofertë prej 6-të million euro në sezon plus bonuset.
Kjo ofertë duket se e ka future në mëdyshje futbollistin dhe priten zhvillime në ditët në vijim.