Dyshime që Tuna i ka dhënë fund martesës me Patrisin/ Gjen lumturinë në Miami…

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çifti Tuna dhe Patris, kanë qenë ndër çiftet më të përfolura në shoëbiz-in tonë. Që në nisje të këtij raporti, ka pasur ulje dhe ngritje, duke u bërë shpesh objekt i lajmeve, që flisnin për një ndarje aspak të lehtë.

Megjithatë, gjërat u qetësuan disi kur dyshja u bënë prindër, të një djali të vogël që e quajtën Tian, ku shfaqeshin shpesh më të dashuruar se kurrë. Në verën e këtij viti, qarkulloi lajmi se; këngëtarja ishte shtatzënë për herë të dytë, por vetë Tuna, nuk e pranoi këtë lajm dhe vazhdoi të “luante” me mediat.

Megjithatë, ditët e fundit, çifti përflitet se është ndarë dhe i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmi për ndarjen e tyre, erdhi pasi Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga “Instagram” i djalit të tyre, por edhe e ka hequr plotësisht, nga lista e personave që ndjek në këtë rrjete social.

Pas përfundimit të historisë së tyre, siç duket, Tuna, ka vendosur që të largohet nga Kosova. Ajo ka hedhur dy foto në rrjetet sociale, që tregon se është zhvendosur në Miami, të SHBA-ve dhe po shfrytëzon diellin për të bërë plazh. Këngëtarja ka shfrytëzuar këto ditë diellin, duke postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet tërësisht e lumtur. Së bashku me të, është edhe këngëtarja Linda Halimi me bashkëshortin e saj.

Tuna, duket se ka vendosur ta kalojë këtë ndarje, duke shijuar rrezet e diellit dhe pushimet buzë detit. Nga ana tjetër, Patrisi në Kosovë, duket se ka përfituar nga ndarja me Tunën, për t’u afruar me vëllain e tij, Robertin.

Zjarr Tv Ad