Bashkë me trajnerin e ri/ Edhe Messi në PSG…

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PSG-ja, ka vendosur që ta zëvendësojë trajnerin Tomas Tuchel, me Mauricio Pochettinon dhe argjentinasi, mund të ndikojë edhe në të ardhmen e Lionel Messit.

Ish-trajneri i Totenhamit, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën, për të stërvitur një futbollist si kapiteni i Barcelonës dhe duke qenë se ai lirohet në verë, do të tentojë.

Shumë pak ekipe në Europë, mund ta paguajnë rrogën e lartë të Messit dhe PSG-ja, sigurisht që është një prej tyre.

Pochettino, do të përdorë të gjitha taktikat, për ta bindur që ai të transferohet në Francë.

Për momentin, Leo Messi, është shumë i përqendruar te aventura me Barcelonën dhe nuk dihet, nëse do të vazhdojë të qëndrojë ende në Kataluni.

Zjarr Tv Ad