Emri i presidentit të ri të Shqipërisë ka ditë që ka mpirë debatet e tjera në vend, përfshi edhe atë për ekonominë dhe çmimet që rriten pa kriter.
Ndër emra që janë hedhur për publikun shqiptar më në fund qarkullon edhe ai i një zonje (siç në fakt është aluduar nga kryeministri që në krye të herës). Për koinçidencë edhe nga mbiemri janë adashë me kryeministrin.
Bëhet fjalë për ish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Gjatë trazirave të 21 janarit 2011 emrin e saj e lakoi kryeministri i asaj kohe Sali Berisha si të përfshirë në atë që ai e quajti “grusht shteti” të Edi Ramës.
Pas largimit nga detyra e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama ka mbajtur në profil publik shumë diskret, pothuaj e fshehur nga vëmendja e publikut.
Emri i saj si kandidate e mundshme për presidente të Shqipërisë ka dalë në mënyrë informale nga qarqet pranë Edi Ramës, kështuqë nuk është e konfirmuar nëse nesër shpallet kandidatura e saj, apo, siç është zakon, ky është thjesht një diversion për të shpërqëndruar opinionin,