Mbi 22 mijë votues në sondazh: Kush e fiton Tiranën Këlliçi apo Veliaj (Rezultati)

0
10713
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në rrjetin social facebook në grupin Sondazhe Shqipëri është hapur një sondazh online me pyetjen: Kush e fiton Bashkinë Tiranë?

Në listë renditen 5 kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 14 Majit. Në sondazh mund të votohet vetëm një herë duke klikuar mbi emrin e kandidatit të preferuar.

Në sondazh kanë votuar më shume se 22000 votues ku shprehin mendimin e tyre.

Kandidati më i preferuar është shpallur Belind Këlliçi ku ka marrë 63% të votave ose thënë ndryshe 14142 vota në total.

Kandidati i dytë më i votuar por me diferencë të madhe votash dhe përqindje rendit kryebashkiaku aktual Erjon Veliaj.
Veliaj ka marrë 29% të votave ku kanë votuar për të 6504 votues.

Kandidati i tretë i rënditur është kandidati i grupimit Alibeaj që kandidon me siglën e PDsë.
Roland Bejko ka marrë 717 vota ose 3% të votuesve


Kandidati i 4 më i votuar është Arlind Qorri me 2% të votave 585 vota.

Dy kandidatët e tjerë kanë marrë respektivisht Marko Dajti 105 vota dhe Lajla Përnaska 80 vota

Zjarr Tv Ad