Mësohet se minatorët janë një orë larg për të mësuar se çfarë ka ndodhur me vogëlushin dhe nëse ka mundur t’ia dalë ai të mbijetojë.
Punimet për shpëtimin e Julenit 2-vjeçar janë duke vazhduar edhe gjatë paradites së sotme.
E ditur bëhet edhe se ata janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla, për shkak të terrenit të ashpër, në mënyrë që të arrijnë në vendin, ku ka rënë Juleni i vogël.
Kujtojmë këtu se vogëlushi ra të dielën e 13 janarit në një vrimë të ngushtë 25 cm dhe të thellë 100 metra, të një pusi.
Vogëlushi atë ditë kishte dalë për piknik me prindërit e tij.
Ditët e para shpresa ishte e madhe se Juleni mund të ishte gjallë, por sa më shumë kohë ka kaluar shpresat shuhen se ai mund të ia ketë dalë.
Ndërsa prindërit e Julen janë në gjendje të rënduar psikologjike.
Vetëm një vit më parë atyre u vd.iq një fëmijë trevjeçar nga zemra, papritur, ndërsa luante në buzë të detit.
Nëse Juleni nuk del i gjallë nga ai pus kjo do të jetë tr.agjia e dytë për familjen e vogëlushit.