“E kaluara tragjike nuk duhet harruar”, Tritan Shehu: Gjenocidi serb në rajon një tabu për mazhorancën

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Tritan Shehu shprehet se gjenocidi serb në rajon mbetet një tabu për mazhorancën. Shehu gjithashtu thekson se dy rezolutat parlamentare të domosdoshme për njohjen e dënimin e tij evidentuan qartësisht qëndrimin negative e të rrezikshëm të kryeministrit Edi Rama dhe shumicës në Kuvend.

Statusi:

Genocidi serb ne Rajon-nje “tabu” per kete maxhorance! Dy Rezolutat parlamentare te domosdoshme per njohjen e denimin e tij, e evidentuan qartesisht kete qendrim thellesisht negativ e te rrezikshem te Kryeministrit e “shumices” ne Kuvend. Fatkeqesisht ky eshte nje cmim tjeter i larte, qe Shqiperia po paguan per mungesen e nje “boshti perendimor” politik, per “Ballkanin e hapur”, si pasoje e vasalitetit te treguar ne keto vite nga kjo maxhorance ndaj Vucicit, Serbise e projekteve te saj, sic eshte ai i “Jugosllavise se Re”. Qendrim ky, qe pa asnje lekundje ka cuar e po con ne humbjen e orientimit politiko-strategjik te vendit tone, te rolit lider te Shqiperise per stabilitetin dhe rrugen europiane e perendimore te Rajonit, rol qe ne te gjitha analizat i takon shqiptareve, si popullesia me pro perendimore, me europeiste ne Ballkanin Perendimor, te ngelur tashme jashte BE.

Dhe kjo u lexua qarte me zhvillimet, ne fakt po vazhdon te evidentohet, ne te gjithe ecurine e miratimit te dy Rezolutave te paraqitura ne Kuvend per njohjen e denimin e genocideve serbe ne Rajon, ate ne Srebrenice e ate ne Kosove ne vitet 98-99:

A-Pak muaj me pare u paraqit nga neve, nje grup deputetesh nje projekt rezolute per denimin e genocidit serb ne Srebrenice, teresisht e perputheshme kjo me ate te institucioneve nderkombetare e PE. Per habine tone me te madhe ajo u hodh poshte nga kjo maxhorance, duke ngjallur keshtu nje reaksion te forte brenda e jashte vendit, gje qe e detyroi “shumicen” te paraqiste me tej nje projekt Rezolute te re, dhe qe u votua pak dite me pare.

Rezoluta e paraqitur nga maxhoranca u votua, por u rrezuan te kater amendametet e propozuara nga ne per ate, qe vecse tentonin ta nxirnin nga konfuzioni i saj, paqartesia e madhe qe e perben ate, mungesa e deshires per te njohur e denuar direkt ate genocid e per t’i vene ate emer, qe ai ka dhe me te cilin e njeh e gjithe Bota, “genocidi serb”. Kjo sepse ne ate rezolute, qe ne titull dhe ne tere permbajtjen e saj ka mangesira apo deformime serioze, duke munguar dhe sinkronia me rezoluten e PE:

1)Aty se pari pa u njohur e denuar direkt genocidi ne Srebrenice, jo vetem kjo ne titull por ne te gjithe ate tekst te paraqitur ne asnje fraze e fjale te tij, shprehet keqardhja per viktimat e tij, gje qe eshte nje non sens i plote.

2) Se dyti ne ate material denohet vetem mos njohja e genocidit nga autoret, dhe jo genocidi vete, qe nuk ndeshet ne asnje germe te dokumentit. Ne fakt dhe autoret e pergjegjesit e tij kufizohen vetem te forcat serbo-boshnjake, duke deformuar keshtu te verteten historike te tij.

3) Dhe ketu thellohet paradoksi e pavertetesia e asaj rezolute. Ne asnje shprehje te saj nuk denohet genocidi serb si pergjegjes, por vetem ai i realizuar nga forcat serbo-boshnjake te gjeneralit Mlladic. Kjo ne fakt perben nje fallsifikim te rende te atij realiteti tragjik, mbi bazen e te cilit gjykatat nderkombetare e kane denuar ate e po denojne jo vetem Karacic e Mlladic, por dhe liderat e asaj kohe te Beogradit, si pergjegjes direkt te tij.

Kjo gje bije ndesh edhe me Rezoluten e PE, ne piken B te te ciles thuhet qartesisht se pergjegjesit e atij genocidi jane forcat serbo-boshnjake te Mlladic, se bashku me ato paramilitare, perfshi dhe repartet e policise se pa regullte serbe te futura nga territori i Serbise ne Bosnje. Pra sipas asaj Rezolute gjysmake, edhe “falje” duhet te kerkojne vetem serbo-boshnjaket dhe jo Beogradi se bashku me tutorin e Rames, Vucic. Nje fallsifikim i plote i historise e i te vertetes se atij genocidi ky, qe troditi rende boten e pas Luftes se dyte, qe e detyroi ate te regonte me tej, ndonese me vonese.

4) Me poshte ne ate material futen krejt artificialisht, jashte kontekstit, “sa per te lare” gojen, dy rrjeshta per ngjarjet ne Kosove ne vitet 98-99, qe ne fakt dhe keto tentojne te fallsifikojne historine e te “shplajne Serbine” nga pergjegjesite reale te saj. Aty permendet si krim vetem termi “pastrim etnik” ndaj Kosoves e nuk ka asnje germe per ate qe ndodhi dhe qe e percakton qarte dhe Parlamenti i atij vendi, genocidin mbi popullesine shqiptare aty.

Pastrimi etnik ne Kosove eshte nje krim, qe ka ndodhur pa nderprerje ne dekada te tera nga Sebia. Risia e viteve 98-99 eshte se mbi ate u vendos dhe genocidi serb ndaj popullesise se pa fajeshme. Ishte pikerisht ky genocid, qe detyroi aleancen me te madhe demokratike ne Bote, ShBA, Britanine, Gjermanine etj te nderhyjne ushtarakisht aty. Te mos permendesh ate genocid, indirekt mbeshtet tezat e Beogradit se “agresioni” i vertete ishte nderhyrja e NATO ne Kosove e bombardimet e saj, qe e detyruan Milloshevicin te terhiqet dhe jo krimet serbe. Kjo ndodh me kete rezolute te paraqitur nga maxhoranca, te pa plotesuar nga amendametet tona.

5)Pikerisht per te korregjuar keto probleme thelbesore te asaj rezolute ne paraqitem kater amendamente per ate. Fatkeqesisht mesoj se ato jane rrezuar nga kjo maxhorance, duke u miratuar keshtu vetem nje Rezolute konfuze, jo e plote, servile ndaj Beogradit e ndertuar keshtu mbi ate cfare ai ka servirur per tju shmangur pergjegjesive, ne kundershtim me faktet historike te atij genocidi serb.

B-Por pervec ketij zhvillimi per Srebrenicen kemi dhe nje tjeter, qe shkon ne te njejtat linja me te parin dhe pershkohet nga i njejti „fill“, mos thenia e mos pranimi i te verteteva historike, qe mund te krijojne reaksione negative te Vucic &Co. U be shume jave qe ne kemi paraqitur ne Kuvend edhe nje tjeter Rezolute, ate per te njohur e denuar genocidin serb ne Kosove ne vitet 98-99. Ne kundershtim te plote me Regulloren e procedurat e Kuvendit kjo vazhdon te censurohet me te gjithe insistim tone. I pa imagjinueshem nje veprim i tille, nje turp i vertete ky per maxhorancen e Kuvendin tone.

Kaq e madhe qenka vartesia nga Vucic e kesaj maxhorance, sa kjo nuk ka as guximin ta lejoje kalimin ne seance, qofte dhe per futje a jo per diskutim, te nje Rezolute te tille, duke shkelur rende keshtu te gjitha regullat e ketij Kuvendi. I pa imagjinueshem dhe i pa tolerueshem nje veprim i tille i Kuvendit tone, qe bije ndesh jo vetem me te vertetat historike, mesimet qe duhet te nxjerrim nga tragjedite e ndodhura jo larg ne kohe e distance, por dhe me interesat tona kombetare e rajonale. Sepse veprime te tilla ne te vertete rrezikojne paqen, stabilitetin e rrugen europiane te Rajonit tone.

E kaluara tragjike nuk duhet haruar ne vertetesine e saj, duhet pranuar edhe nga fajtoret duke kerkuar falje per sa ka ndodhur, nqs desherojme realisht te mos perseritet. Ky eshte mentaliteti e kultura perendimore, qe te ne duhet te mbizoterojne. Ndryshe behemi pjese e deformimeve te rrezikeshme lindore, qe vecse na largojne nga “Familja” e jone e vertete.

Zjarr Tv Ad