Vitet e fundit kemi vënë re se shumë trende të vjetra janë rikthyer sërish në modë, duke na kujtuar paksa edhe vitet e shkuara. Në industrinë e modës dhe të bukurisë, duket se nuk ka më diçka të re që mund të shpiket, por vetëm një riciklim i trendeve të vjetra. I tillë është dhe rasti i manikyrit ‘french’, që mesa duket këtë vit do të mësohemi ta shikojmë sërish në duart e të gjitha vajzave. Ky model thonjsh do të përhapet gjithandej këtë vit, sepse Kim Kardashian sapo e ka risjellë si trend. Kim ka publikuar në ‘Instagram-in’ e saj fotografi të thonjve me model ‘french’, pa asnjë lloj ndryshimi, njësoj si në vitet 2000. Përveç kësaj ajo që bie në sy është edhe forma katrore e tyre, që vitet e fundit ka qenë ndër më pak të preferuarat përsa i përket modeleve të thonjve.
E kishim harruar këtë model thonjsh, por Kim Kardashian sapo i riktheu dhe njëherë në trend
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...