E tha në gjyq Ardian Çapja, sfidon Arian Çani: Përgjimi i Taulant Ballës ekziston, është kopjuar para se të shkatërrohej

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori dhe analisti Arian Çani, ka thënë mbrëmjen e sotme se përgjimi i Taulant Ballës ekziston, pasi një person i ka bërë kopje para se të shkatërrohej me vendim të Gjykatës së Elbasanit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se një burim i brendshëm ia ka konfirmuar këtë gjë.

“Përgjimi, është një kopje, nuk është prishur. Ekziston përgjimi. Para se të fshihej dikush e ka regjistruar. E vëmë bast? Është bërë një kopje. Para se të ekzekutohen përgjimet, mund të bëhet kopje. Unë e di nga burime të brendshme që një kopje është bërë”, u shpreh Arian Çani.

Kujtojmë se gjatë një gjyqi të 2-3 ditëve të fundit, biznesmeni nga Elbasani Ardian Çapja ka thënë se në një dosje që kishte avokati i tij i ndjerë Ravik Gurra, shfaqeshin dhe përgjimet e një politikani të lartë me emrin “Taulant”. Sot në Kuvend, u tha se ky person ishte Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad