Edi Paloka bën deklaratën e fortë: Edi Rama nuk është më kundërshtari politik, por ARMIKU, dhe do trajtohet si i tillë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës duke i kthyer përgjigje atyre që pyesin nëse “u rrëzua qeveria”.

Paloka thotë se manifestimi i djeshëm pati dy mesazhe të rëndësishme, tregoi se opozita tashmë është e bashkuar dhe se Edi Rama tashmë do të konsiderohet dhe trajtohet si armik.

Reagimi i Palokës në rrjetet sociale:

Për ndonjë nga ata “ironikët” e dëshpëruar e të vetmuar që pyesin : “ A e rrëzuat Ramën mbrëmë?”

Manifestimi i protestës mbrëmë pati dy mesazhe thelbësore për kedo që ka sy të shohë, vesh të dëgjojë e mend të kuptojë:

Së pari-demokratët janë përfundimisht të bashkuar (e jo vetëm demokratët) me një qëllim të vetëm e të përbashkët.

Së dyti-Rama për opozitën, por dhe për shqiptarët në përgjithësi, nuk është më kundërshtari politik, po ARMIKU dhe do trajtohet si i tillë!

Zjarr Tv Ad