Edi Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua! Integrimin po e përdorni për të rrëmbyer dy vende të NATO-s

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i kërkonte të “rregullonte gjuhën” pasi kishte fyer këtë vend në Samitin e Brukselit. Në reagimin e tij, Rama nuk kursen ironinë.

Ai thotë se nëse Bullgaria ka problem me mënyrën e tij të të folurit, edhe ai ka problem me mënyrën sesi Sofia dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s.

Në fund, kryeministri shqiptar ka një mesazh për Bullgarinë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua”, shkruan Edi Rama në Twitter.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, thotë kryeministri shqiptar në një reagim të dytë.

Zjarr Tv Ad