Edmond Spaho e quan Bashën “pro rus”: SPAK të nisë hetimet për 500 mijë dollarët e lobimit

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edmond Spaho, duke folur për lobimin rus dhe 500 mijë dollarët që sipas DASH i ka marrë Partia Demokratike, ka kërkuar që Prokuroria Speciale SPAK të nisë hetimet. Ai madje e ka quajtur Lulzim Bashën “pro rus”.

Spaho paralajmëroi se veç kërkesës për SPAK, deputetët e PD do të ngrenë dhe një Komision Hetimor në Kuvend për “të hapur letrat” për këtë rast.

“Basha duhet të japë llogari. Kemi kërkuar që të rihapet si çështje, të hetohet nga SPAK. Do ngremë një komision për të parë nëse ka gjurmë atje. Të gjithë e kemi mbrojtur Bashën kur doli. E kemi mbrojtur. E kemi mbrojtur sepse mendonim që ishte një sulm i maxhorancës ndaj opozitës. Duhen hapur edhe njëherë lerat, duhet hetuar.

Kjo po rimerr vëmendje për shkak të sulmit frontal rus në Ballkan. Do që t’i destabilizojë këto vende që të kompensojë konfliktin në Ukrainë. Kanë përgjegjësi edhe përfaqësi e SHBA në Tiranë që s’kanë qenë transparentë në këtë çështje. Deponimi nuk është dorëzuar në prokurori i Amerikani Nikolas Muzin dhe Basha doli si pro amerikan, e për rrjedhojë, por qenka pro rus”, tha Spaho në Report Tv.

Zjarr Tv Ad