Financimi rus, Salianji: Deputetët demokratë janë të tronditur, por kjo çështje duhet sqaruar

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë duke thënë se i ka lejuar ndërtimet pa leje dhe tani po i legalizon.

“Qeveria po i legalizon ndërtimet pa leje me një çmim qesharak.Qeveria i ka lejuar që të ndërtohen dhe tani i legalizon”, u shpreh Salianji.

I pyetur për financimin rus gjatë fushatës së PD, Salianji u shpreh në një intervistë në “ABC Neës” se deputetët demokratë janë të tronditur, pasi nuk kanë dijeni për këtë.

Lidhur me pozicionin e Lulzim Bashës, Salianji tha se nuk nuk ka nevojë për gjyqe popullore, por PD duhet distancuar nga çështje të tilla.

Pyetje: Lobimi rus i PD?

Salianji: Ne deputetët jemi të tronditur se nuk dimë që PD të ketë financime ruse. Basha duhet pyetur. Që të goditet PD për çështje të pamerituara, nyuk besoj se ka demokratë që nuk neveriten nga çdo tentativë për ta përfshirë PD në këto financime. Unë mendoj se gjithë politika dhe kryeministri të mbante një qëndrim.

Pyetje: A duhet të ndërmarrë PD një proces ndaj Bashës?

Salianji: Nuk jam për gjyqe popullore. Nuk mendoj se duhet një linçim, por në proces dhe për të distancuar PD për detyrim ndaj sakrificës. Dhe nëse ka ndonjë të vërtetë kjo është një çështje që shpjegon shumë gjëra që e kanë penguar PD të jenë në pushtet. Nuk duhet të ketë inkoherenca nga askush nga ky drejtim. Në një moment të caktuar sulmi është bërë politik.

Zjarr Tv Ad