Ju është thënë dhe besohet që është mënyra më e mirë për të filluar ditën, por mesa duket njerëzit po e teprojnë me përfitimet e ujit me limon. Kah efekteve pozitive, ekzistojnë dhe efektet negative për të cilat njerëzit kanë zgjedhur të heshtin. Ndonëse limoni na ofron tonelata oksidantësh, enzima që luftojnë qelizat knacerogjene dhe substance që rrisin humorin tonë, vlen të theksohet se pirja e këtij lëngu magjik çdo mëngjes mund të shoqërohet me probleme të llojit:
Urth
Limoni është një nga frutat më acid, kështu që nëse ju jeni të prirur për urth, kjo pije e sigurtë që do të përkeqësojë gjendjen tuaj.
Dëmton smaltin e dhëmbëve
Acidi i limonit mund të gërryej smaltin duke dëmtuar shtresat sipërfaqësore të dhëmbëve. Nëse uji me limon është pija juaj e preferuar, duhet të tregoni kujdes sepse nëse e teproni mund të përballeni me probleme edhe më serioze.