Ekipi i komunikimit të Biden emërohet vetëm me gra…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në ekipin e tij të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, ka emëruar vetëm gra.

Ky ekip, do të drejtohet nga  nga Kate Bedingfield, e cila ka punuar si menaxhere e komunikimit të fushatës së Presidentit të zgjedhur, ndërsa Jen Psaki, është emëruar tashmë sekretare për shtyp.

“Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe me vërtetësi për popullin amerikan është një nga detyrat më të rëndësishme të një presidenti,” tha Biden në një deklaratë. “Këta specialistë të kualifikuar të komunikimit, sjellin perspektiva të ndryshme me punën e tyre dhe një angazhim të përbashkët për ndërtimin e këtij vendi ” është shprehur ai.

Ky vendim, për të krijuar personelin e tij të lartë të komunikimit vetëm me gra, ndodhta mund të jetë një mënyrë tjetër që Biden, ka vendosur t’i tregojë publikut përkushtimin e tij, për diversitetin brenda administratës.

Zjarr Tv Ad