EKSKLUZIVE/ “Paniku nga gripi i shpendëve? Pa logjikë!” Flasin ekspertët: Shkencërisht është vërtetuar që nuk përbën rrezik për shëndetin publik

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisur nga situata e krijuar në vend, lidhur me girpin e shpendëve dhe panikun që ka kapur qytetarët nga frika se mos gripi i shpendëve transmetohet tek njerëzit nëpërmjet konsumimit të mishit të pulës apo dhe të nënprodukteve të saj, të ftuar në emisionin ‘Shkruaje në Akull’ në Zjarr Televizion mbrëmjen e djeshme ishin Edmond Mara Drejtor i Shoqatës Shpendrritës dhe Dritan Laçi profesor i Mjekësisë Veterinare.

Pjesë nga intervista:

***

I pyetur për të siguruar konsumatorin nëse mund të hanë mish pule, profesori i Mjekësisë Veterinare Dritan Laçi tha se: Unë deri më sot dhe besoj dhe në të ardhmen do vazhdoj të ha siç kam ngrënë më parëmish pule, vezë dhe gjithçka që ka të bëj me shpendarinë pasi deri më sot asgjë nuk është vërtetuar që krijon problem për shëndetin e njerëzve. Për aq kohë që ky është një problem që ngelet vetëm në shëndetin e shpendëve dhe nuk kalon në shëndetin e njerëzve, kjo nuk përbën asnjë lloj problem për ne. Për aq kohë sa dhe unë vetë në familjen time konsumoj mish pule por dhe vezë, besoj se kjo është arsyeja më e forte, arsyeja më bindëse për të kuptuar gjithkush që kjo nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Ku ka zë, s’është pa gjë thotë populli…

Dritan Laçi: E rëndësishme është të kuptojmë nga vjen zëri …

Edmond Mara: Të jesh i sigurtë që është pa gjë.. ( qesh) sepse në rradhë të parë tek ato që unë përfaqësoj stabiliment edhe fermerët të cilët sipërmarrësit të cilët kanë investuar miliona euro për ktë biznes, janë të parët të interesuar që të jenë të pastra dhe mos të bjerë gripi në shpendë, sepse po i ra gripi ato humbasin miliona e miliona.

Pyetje: Po sikur t’ju bjerë gripi çfarë ju bën pulave?

Edmond Mara: Ngordhin të gjitha menjëherë ..

Dritan Laçi: Edhe pulat si çdo gjë e gjallë kanë sëmundjet e tyre, kanë problemet e tyre por kjo nuk nënkupton , nuk do të thotë që sëmundjet e shpendëve janë edhe sëmundjet e njerëzve. Ka sëmundje që janë vetëm te shpendët, si çdo gjë e gjallë por po flasim për problem të cilat ngelin te specia, për ate shpendët në ktë rast dhe nuk kanë të bëjnë fare me shëndetin e njeriut. Kështu që për aq kohë sa nuk prekemi nga sëmundjet e shpendëve ne nuk kemi pse të ndërpresim konsumin përkundrazi ne duhet të vazhdojmë të konsumojmë pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një shije të caktuar por kemi të bëjmë dhe me vlera ushqimore me një proteinë që është e domosdoshme për jetën tonë, për aktivitetin tonë ndaj ne nuk duhet që ta cënojmë pikërisht ktë aspekt të ushqyerit.

***

Dritan Laçi: Ka sëmundje  që kalojnë nga kafshët apo specie të caktuara te njerëzit në rastin konkret ato sëmundje quhen zoonoza, por të gjithë duhet të jemi të bindur dhe të sigurt në dhjetra e gati qindra vjet që ne njohim ktë sëmundje te shpendët deri në ditët që flasim nuk është vërtetuar, nuk është identifikuar rast që kjo sëmundje të kalojë deri te njerëzit.

Edmond Mara: .. pastaj unë dua të diferencoj  diçka tjetër që flasim për një aspekt kur pula është e gjallë dhe jo në kontakt me të, është tjetër aspekt dhe tjetër është kur gatuhet . Në momentin që gatuhet dhe kalon temperaturat mbi 70-80 gradë atëherë nuk ka virus ose baktere që mbijeton.

Dritan Laçi: Edhe me shpenët e gjallë nuk është se ka problem, ka mjaft sot staf njerëz që punojnë në shpendari që gëzojnë shëndet, nuk ka patur asnjë rast. Mund të theksojmë që sot në Europë ka jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet e tjera të Europës rasti që është identifikuar, është raportuar prezenca e gripit të shpendëve dhe atje ka stafe, njerëz që punojnë, nuk infektohen por gjithsesi ne marrim ato masat e kujdesit normal, kujdesit higjenik normal, dhe ne në jetën e përditshmemishin e pulës me grip shpendësh apo jo ne prap e gatuajmë, ne prap e hamë, prap e trajtojmë termikisht, prap i lajmë duart pra kemi një higjenë normale. Thjesht ne duhet të kemi më pak vëmendje për maskë sigurie por deri më sot nuk është vërtetuar që kjo sëmundje të kaloj te njerëzit por personalisht unë e konsumoj pa asnjë lloj problem.

***

Edmond Mara: Një gjë tjetër e rëndësishme që unë dua të theksoj është edhe si u përhap kjo propaganda se si u bë ky panik, kjo zhurrmë. E para mediet unë habitem si kanë heq dorë fare nga ato çensurat të paktën, nuk kemi më çensura, kemi shumë  pak por ama duhet …e dyta për njerëzit që ftojnë nëpër emisione që janë si puna e historisë ‘ ti Halim s’di këndim jam i nisur për arsim..’ del një aty që s’ është fare i  sektorit, nuk është fare i punës del edhe thotë mos hani pula për dy muaj…

Pyetje: Marketet janë boshatisur nga pulat. Pse s’kanë marketet pula?

Edmond Mara: Marketet e kanë bllokuar për momentin për arsye se ka rënë konsumi, janë trembur njerëzit, janë trembur konsumatorët  dhe i kanë pezulluar.. a nis që AKU dhe agjensitë e tjera veterinare të gjitha që të bëjnë kontrolle por dhe ne kemi autokontrolle se jemi të interesuar për atë që nxjerrim.

Pyetje: Si të bindim një konsumator që të konsumoj pulë pa merak ?

Dritan Laçi: Një konsumator të thjeshtë ,,është  konsumatori duhet ta kuptojë në momentin që do fillojë të konsumoj pulat në kto ditë, do e kuptoj që janë shumë të shijshme, shumë të mira njëlloj siç kanë qenë më parë dhe do kuptoj që ka humbur kohën kot kto ditë, kto javë pa konsumuar produkte pule , e para, e dyta .. do të ketë më shumë besim tek ekspertët e fushës për aq kohë sa ne themi që nuk ka rrezik, për aq kohë sa ne themi që konsumojmë në familjet tona, për aq kohë sa ne themi që konsumojnë fëmijët tanë, familjet tona, për aq kohë sat hemi që kemi të bëjmë me një virus që është vetëm te shpendët dhe tjetra, ne si profesionistë të fushës e njohim ktë sëmundje, e dallojmë ktë sëmundje, e izolojmë ktë sëmundje dhe kjo sëmundje ngelet vetëm brenda portës së një ndërmarrje apo stabilimenti apo një ferme të caktuar . Kur themi që kjo shkencërisht është vërtetuar  që nuk përbën rrezik për shëndetin publik dhe kur ne vet ekspertët e fushës e konsumojmë në familjet tona çfarë kërkojnë më tepër.

Pyetje: Sa persona kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje?

Edmond Mara: Deri tani asnjë …

***

Edmond Mara: … ajo që desha të shtoj unë është që kjo histori nuk është sot dhe ndodhi menjëherë, ne e kemi kaluar në 2006 dhe nuk ndodhi asgjë, ishte gjith ajo epidemi atëhere… vitin që kaloi ishte përsëri gjithë Greqia tani kaloi Italia në Janar,  kaloi Franca në Dhjetor , u asgjësuan aty ku ra, u eliminuan dhe nuk pati asnjë problem,asnjëgjë.

Pyetje: Në sa kohë bëhen kontrollet veterinare?

Dritan Laçi: Kontrollet veterinare janë kontrolle periodike, ka dy kontrolle veterinare është ai i veterinerëve të fermave apo të shpendarive, realizojnë në mënyrë periodike, pavarësisht se shpendët janë të shëndetshëm ata marrin mostra, i analizojnë në mënyrë periodike  për të garantuar statusin shëndetësor të fermës pra që të garantojë që ska probleme … ajo çka duhet të kenë të gjithë të qartë është fakti që ky është një problem që ekziston brenda në fermë pra është për shëndetin e shpendëve, nuk ka të bëj me shëndetin e njerëzve fare dhe  më së shumti zhurma që kjo si sëmundje pra influenc aviare bën në njerëz ose jashtë Shqipërie është problem ekonomik jo problem shëndetësor. Dhe kjo duhet të jetë e mirëdalluar.

Zjarr Tv Ad