Elbasan, thahet liqeni i Gjinarit

0
715
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjinari është një ndër pikat turistike më te frekuentuara të qarkut të Elbasanit i njohur për natyrën e bukur, ajrin e pastër dhe ujin e ftohtë.

Vetëm 25 km larg qytetit, kjo zonë është e rrethuar me pisha të shumta dhe ajo që e dallon Gjinarin nga fshatrat e tjerë, është klima me resurset e veta natyrore.

Sipas banorëve të zonës ky liqen është atraksion turistik ndaj pushteti vendor duhet të ndërhyjë që të mos lejojë degradimin e tij.

“Nuk duhet të lejohet që të zbrazet, duhet të vejë dorë bashkia. Duhet rregulluar dhe pastruar.”

Kryetari i Njësisë administrative Irakli Toçi, i kontaktuar nga ,Ora News, në lidhje me degradimin e këtij liqeni fajin ua hedh kushteve atmosferike.

Ai është një atraksion turistik jetësor për këtë zonë por dita ditës po shkon drejt zhdukjes.

Në vitin 2001 kjo zonë, me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur pikë turistike por pavarësisht kësaj në të nuk është vënë dorë

Zjarr Tv Ad