“Elbasani po mbahet peng nga një grup njerëzish”/ Luçiano Boçi, akuza të forta

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Boçi thotë se Elbasani nuk po modernizohet dhe nuk po ndryshon. Ai pretendon se shkak për këtë është marrja peng e këtij qyteti nga PS dhe një grup njerëzish.

“Të shumtë janë ata që më bëjnë pyetjet: -Përse Elbasanit i mungon një model zhvillimi ekonomik?

-Përse s’ka një plan për zhvillimin e turizmit, përse qyteti nuk ndryshon, përse nuk modernizohet…?

Përse…? Përse…? Përse…?

Përgjigja është e thjeshtë:

Prej 16 vitesh Bashkia Elbasan mbahet peng nga një parti dhe një grup njerëzish si monopol interesash jo si shërbim dhe zhvillim për komunitetin dhe territorin!”, shkruan nënkryetari i PD-së.

Zjarr Tv Ad