Dyrnjaja: Rama po bën disa role që nuk i shkojnë! Basha është turpi më i madh që ka …

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viti që sapo ka nisur është një vit elektoral për shkak të zgjedhjeve të 14 majit dhe në këtë drejtim gazetari Denis Dyrnjaja, beson se do të ketë njolla të opozitës dhe nuk do jetë rikonfirmimi i fortë i Partisë Socialiste.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se Elbasani mund të jetë një garë e fortë, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në 25 prill dhe duke pasur parasysh që Partia Demokratike përfaqësohet me Luçiano Boçin, një nga më të votuiarit në PD, me rreth të gjerë në Elbasan dhe që ka goxha popullaritet.

Sipas tij, në rast se fitorja është e qartë, nuk është se do ndahet me pak vota, pasi siç mori Shkodrën Bardh Spahia, korrupsioni ka bërë të vetën dhe arroganca ka bërë të vetën.

Ata që mendojnë se do e marrin pushtetin më thjeshtë janë më kokëçarës, qenia në pushtet të bën më arrogant, më të rëndë dhe kjo krijon problem. Humbet koordinatat me realitetin.

Më ka rënë shumë në sy që poston herë pas here sipërmarrje, sipërmarrje lokale, ferma, që shumë mirë njerëzit që i bëjnë. Por Kryeministri është kthyer si agjent turistik që bën reklamimin e këtyre.

Nuk i takon Kryeministrit, se i takon dikujt tjetër ta bëjë promovimin. Po bën disa role që nuk i shkojnë, ose i gjen rrugës, i improvizon, i merr dhe i shet publikisht, kjo nuk shkon.

Imagjino Putinin të nxirrte një fermë të re, ose Biden, ose Presidentin francez, mund të ishte gjë e jashtëzakonshme për Francën, nëse do bënte promovim.

Kryeministri është ministri, zëdhënësi, sekretari i përgjithshëm, Kryeministri është gjithçka. Ndaj thashë që kemi nevojë të rikonceptosh shtetin. Duket sikur qeveria nuk ekziston!

Di ti gjë kur është bërë mbledhja e qeverisë, s’dimë çfarë bëhet në mbledhjen e qeverisë, dalin ca ministra po me urdhër të Kryeministrit dhe thonë ca vendime po në dyert e Kryeministrisë.

Ndërkohë që duhet të vinim në hapje dhe të kishim më transparencë, vijmë në një mbyllje jo bunkerizim të vendimmarrjes. Problemi i mungesës së opozitës është se disbalancon palën tjetër.

Një opozitë e fortë mban në ekuilibër dhe pozitën. Kur opozita është e paorganizuar vetë, ky ikën në çorganizim.

Besoja se 11 dhjetori i 2021 ishte një pikë kritike, pikë kthese e fuqishme që do shënjonte një histori më vete për Berishën si person në politikë.

Thashë se ndoshta këtë herë ka vendosur vërtetë që ta ringrejë PD. E besova dhe doja vërtetë që kjo të ndodhte.

Ky është një amorf që ishte Lulzim Basha, ky po e heq këtë njeri, ky nuk e bën dot opozitën. Nuk kuptoj dhe këta që mendojnë se mund të kthehet prapë.

Mendoj se është i pamerituar për tu kthyer, është i pavotuar, i emëruar, i katapultuar nga Berisha, ky është në njëfarë mënyre dhe turpi më i madh që ka Berisha që sot po tenton të thotë se nuk isha unë që e solla, erdhën rrethanat që ishte aty, që unë nuk dija që bën atë që po bën.

Zjarr Tv Ad