“Ëmbëlsira për në fund”, debati në Kuvend për radhën e diskutimit! Spaho i kthehet Ramës: Te ura e Lanës e ke marrë edukatën, me rrugaçët…

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e opozitës kanë në protestuar në Kuvend për trajtimin e njëanshëm nga ana e kryeparlamentares Lindita Nikolla në favor të socialistëve. Demokrat Edmond Spaho u shpreh në fjalën e tij se janë disa deputetë të PD që lihen gjithnjë në fund duke theksuar se trajtohen si të jenë të njerkës apo armiq të deputetëve.

Në këtë pikë ndërhyri Rama i cili tha se ëmbëlsira lihet për në fund por Spaho iu përgjigj duke i kujtuar edukatën dhe vendin ku është rritur.

REPLIKAT

Edmond Spaho: Një grup deputetësh po i trajtoni si të njerkës, si armiq. Në çdo listë diskutimesh jemi të renditur të fundit. Pse mbahet ky qëndrim. Nëse na keni caktuar të jemi të pavarur kur unë nuk ndihem i pavarur. Na trajtoni me një fije dinjitet. Një nga opozita, një nga pozita dhe pastaj ne armiqtë. Kam që në tetor jam i fundit që diskutoj. Për çdo gjë që thua hedh vetëm batuta. Te ura e Lanës e ke marrë edukatën.

Edi Rama: Ti je ëmbëlsira në fund.

Edmond Spaho: Me rrugaçët e Tiranës je rritur.

Petrit Vasili: Rregullorja e kuvendit kërkon që në çdo projektligj apo akt që kalohet në sallë në relacionin që e shoqëron të ketë çdo gjë që ka ndodhur dhe cili ka qenë mendimi i pakicës në komision. I gjithë ky detyrim nga neni 34 i rregullores mbyllet vetëm me një fjalë, deputetët e opozitës u shprehën kundër.

Kjo ide që nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita dhe nuk reflektohet asnjëherë vazhdon të bëhet vijë. Ky është debat parlamentar jo debat i një partie. Nëse është debat partie thojeni që është i tillë. Ndryshe e ndryshojmë rregulloren që flet vetëm një parti. Kushdo që vjen në sallë ka të drejtë të shikojë si është debatuar. Ato mendimet e kundërta kanë qenë të argumentuara dhe solide, ky është halli juaj. Kjo “flasim vetëm ne” është për ata me probleme të forta të personalitetit. Respektojeni këtë normë të rregullore

Lindita Nikolla: Të gjithë seancat janë publike. Raportet janë të plota. Relacioni përcakton vetëm thelbin e asaj që ka ndodhur në Komision. Nuk na kushton asgjë që ajo është shkrtuar në raport të hidhen edhe në relacion.

Zjarr Tv Ad