Enkelejd Alibeaj: Çfarë evropiane ka kur në Shqipëri korrupsioni është buka e përditshme e shtetit në kurriz të shqiptarëve dhe çmimet vetëm rriten?

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka renditur në fjalën e tij në Kuvend problematikat që ka sot vendi ynë, në aspiratën e tij për t’u anëtarësuar në BE. Në Kuvend po diskutohet nisma për të vendosur flamurin e BE përkrah atij shqiptar.

“Një gjë është të shohim cfarë përfaqëson flamuri i BE, shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, zbatim ligji, respekt ndaj qytetarëve, ndërkohë do duhet të jemi gjithmonë në psikozën për të foluir me patriotizëm për vendin, për ta parë ftohtë situatën cfarë përfaqëson flamuri shqiptar krahas atij të BE.

Kërkohet kurajo intelektuale dhe politike:

Cfarë evropiane ka sot tek ikja e shqiptarëve si 32 vite më parë? Cfarë evropiane ka sot kur krimi është modeli i vetëm që i jepet shoqërisë? Cfarë evropiane ka sot kur korrupsioni eshte buka e përditshme e shtetit në kurriz të shqiptarëve? Kur cmimet vecse rriten dhe në Evropën e tij falmuri blu ulen?

Kur vendi i shqiponjave ëshrë shndërruar në lavatricen e pastrimit të parave, ku legalizohet pastrimi i parave me mnistinë fiskale, kur droga ka mbuluiar vendin, kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e fuqizon shteti, krimi dhe oligarkia?

Cfarë evropiane ka kur drejtori i policisë, shkarkohet pa motiv, pa transperencë, dhe kur ai një ditë më pas del e tregon në Evropë që në Shqipërinë e atij flamurit tonë aksionet policore dekonspirohen? Kur kullat ngrihen në mes të Tiranës e kur kryeministri i vendit një ditë të bukur, cuditet pse gjysma e tyre është pa leje?”

Zjarr Tv Ad