Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë pjesë në këtë takim, por ka dërguar stafin e tij teknik, të cilët kanë referuar qëndrimin e Italisë mbi krizën e emigracionit në Mesdhe.

Qeveria e Romës dhe e Valletës vazhdojnë të ndjekin të njëjtën linjë qëndrimi si në takimin e Helsinkit duke propozuar mekanizma të shpërndarjes së përkohshme të gjithë emigrantëve të parregullt në Evropë, si dhe një listë portesh evropiane të sigurt ku emigrantët duhet të zbarkojnë me rotacion.

Kjo zgjedhje do të lehtësoj Italinë e Maltën të cilat po mbajnë peshën kryesore të krizës së emigracionit, duke rrezikuar të kthehen që shtete hot spot të emigrantëve në Evropë.

Sipas ministrisë së brendshme italiane një politikë do të jetë efikase ën luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore e do të parandaloj emigracionin klandestinë duke respektuar normativën ndërkombëtare e të drejtat njerëzore.

Italia kërkon gjithashtu nga Evropa një politikë të drejtë e të vërtetë në riatdhesimin e emigrantëve që nuk plotësojnë kushtet e të drejtës së qëndrimit në Evropë.

 

Zjarr Tv Ad