Haradinaj: Askush nuk mundet me detyru Kosovën me kompromise të territorit të kufijve

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryeministri ne doreheqje Ramush Haradinaj deklaron se dha dorëheqjen dhe do shkojë në Hagë jo si kryeministër por si Ramush sepse kurkush nuk mundet me detyru Kosovën, në këtë rast as kryetarin e qeverisë me kompromise të territorit të kufijve.

Në intervistën ekskluzive për Çim Peka LIVE ne Syri TV Haradinaj u shpreh: “Jo. Kam qenë i befasuar. Ka disa ditë që kam marrë shkresën por konfirmimin e kam marrë ditën e dorëheqjes. Unë luftoj për paprekshmërinë e Kosovës, sic luftoj për pakreshmërinë e kufijve. Dorëheqja ishte e pashmangshme si akt për të ruajtur sovranitetin e vendit tim.

Unë me të vërtetë nuk kam aktakuzë, mirëpo nuk mund ta coj kryetarin e një qeverie përballë një Tribunali, se unë po pranoj më bashkëjetuar me këto situata, aty ku hetohem, këtu qeveris. Nuk kam dashur të japë sinjale askujt, që kurkush nuk mundet me detyru Kosovën, në këtë rast as kryetarin e qeverisë me kompromise të territorit të kufijve ose për të na marrë tregun me zor. Kosova është Kosovë dhe zgjidhja e vetme ishte të jepja dorëheqjen dhe mandatin tia jap sovranit. Po shkoj e kryj këtë intervistën, me u kthy tek populli me i thënë: këtë e kreva dhe nëse më ktheni mandatin e marr. Ne nuk duhet te pranojme nje Dodik Republike” 

 

Zjarr Tv Ad