Monday, April 6, 2026
Ballina Aktualitet 11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të...

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq

1
6592

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situatë më e rëndë paraqitet në Georgia, aty ku edhe është shenuar numri më i madh i viktimave. Auoritetet thonë se tornado kanë përfshirë shtëpitë levizëse në jug të vendit.

Moti i rënduar ka shkaktuar vdekjen e 11 personave në Georgia të SHBA, ndërsa 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Agjencia e menaxhimit të emergjencave deklaroi se viktimat ishin nga zonat e jugut të kontesë Cook, Brooks dhe Berrien.

7 prej tyre jetonin në rrulot gjatë kohës kur tornado goditi zonën e Cook.

Autoritetet njoftuan se një pjesë e madhe e rrulotave janë shkatërruar në afërsi të qytetit të Abelit, ndërkohë që skuadrat e emergjencës janë ende në kërkim të të mbijetuarve të tjerë.

Në krahinën e Brooksit autoritetet informuan se 2 persona humbën jetën për shkak se një tormado goditi rullotin ku ata po qëndronin, duke e dërguar mbi 150 metra në mes të autostradës.

Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës.

Në jug të Missisipit, 4 persona humbën jetën, pasi një tornado me një shpejtësi prej 218 km/h goditi këtë krahinë.

Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert.

Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet.

Zjarr Tv Ad