Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Valë masive kthimesh në Kakavijë, dhjetra qytetarëve iu refuzohet kalimi nga pala...

Valë masive kthimesh në Kakavijë, dhjetra qytetarëve iu refuzohet kalimi nga pala greke

0
84
Zjarr Televizion Adccccc

20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja nga pala greke në kufi për në shtetin grek, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare.

Kjo valë masive kthimesh ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar kohën prej 6 muajsh në vendet e Shengenit.

Tashmë është periudha, kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë.

Zjarr Tv Ad