Friday, December 19, 2025
Ballina Uncategorized @sq Vaksina anti-covid e Oksfordit jep rezultate, shkencëtarët: Mbi 1 mln doza gati...

Vaksina anti-covid e Oksfordit jep rezultate, shkencëtarët: Mbi 1 mln doza gati në shtator

0
242

Vaksina ekperimentale e Oksfordit po jep rezultate shumë pozitive. Shkëncëtarët britanikë kanë theksuar se ajo ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit. Shkëncëtarët besojnë së në shtator do të kenë gati mbi 1 milionë doza të vaksinës. Vaksina eksperimentale kundër covid 19 që po zhvillohet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit po jep rezultate premtuese. Testimi i saj ka nisur në muajin prill tek rreth 1 mijë persona të moshës nga 18 deri 55 vjeç dhe të dhënat kanë treguar se ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit. “Po shohim një reagim të mirë imunitar tek pothuajse të gjithë pacientët. Ajo çka bën këtë vaksinë të veçantë është se nxit të dy krahët e sistemit imunitar”, u shpreh drejtori i Institutit “Jenner” në universitetin e “Oksfordit”, doktor Adrian Hill. Vaksina ka shkaktuar edhe një reagim të të ashtuqujturave qelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit. “Ka dëshmi në rritje se të kesh një përgjigje nga qelizat T si dhe antitrupa, mund të jetë shumë e rëndësishme në kontrollin e COVID-19”, tha Hill. Ai sugjeroi se reagimi imunitar forcohej pas injektimit të një doze të dytë të vaksinës. Shkencëtarët britanikë janë ende në proces prova më të gjera klinike për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës, që përfshijnë rreth 10 mijë persona si në Britani ashtu edhe në SHBA, Afrikë të Jugut dhe Brazil. Ata janë optimistë se me shumë  mundësi mbi 1 milionë doza do të bëhen gati në muajin shtator. Vaksina po prodhohet në bashkëpunim me firmën farmaceutike AstraZeneca.

Zjarr Tv Ad