U arrestua për vdekjen e punonjësit të bashkisë që ra nga vinçi/Gjykata lë në burg inxhinierin e pyjeve (EMRI)

0
87

Inxhinieri i pyjeve në Berat, Karafil Bregu 31-vjeç, është lënë 1 muaj në burg.

Ai u arrestua dje pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur punonjësi i bashkisë Shkëlqim Metkaj. Bregu akuzohet se nuk mori masat e duhura mbrojtëse për punonjësin.

Metkaj kishte hipur në vinç dhe me një sharrë elektrike po priste një lis shekullor i cili ishte gati për të rënë në mes të rrugës.

Vinçi lëvizi pak dhe Metkaj i cili tentoi të mshojë me këmbë mbi sharrë e humbi tërësisht ekuilibrin dhe ra. Si pasojë gjeti vdekjen.

Ndërkohë avokati i Bregut ka thënë se ai nuk ka qnë në punë, por ka qenë i karantinuar. Ai s’duhet të lëvizte, por prokurori e ka lëvizur dhe është lënë në burg.

“Ditët në vijim do të apelojmë vendimin e gjykatës”, tha avokati i Bregut.

Zjarr Tv Ad