Friday, September 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të...

Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

0
8

Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vite burgim.

Të pranishëm në protestë janë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe deputetë të kësaj partie. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët mbajnë në duar flamujt të UÇK-së teksa sheshi është “pushtuar” nga mbështetësit e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit.

Para nisjes së protestës, policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të mos mbajnë maska gjatë protestave.  Policia ndër tjerash u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin sende e mjete të forta.

Zjarr Tv Ad