27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.
Histori/Teatri Kombëtar
Pronësia e terrenit iu ble familjes Libohova për interes publik.
Ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillimjanarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939. U porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në hulli të planit rregullues të qendrës së Tiranës. Aty u vendos rrethi italo-shqiptar “Scanderbeg”, si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma “Pater”. Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin përfshinte 13 mijë m2, prej të cilave 7 mijë m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.
Funksionet kulturore dhe sportive godina vazhdoi t’i ushtronte edhe pas pushtimit italian.
Ne orët e para të mëngjesit të datës 17.05.2020 të gjitha kujtimet dhe mundi shumevjeçar i një populli u kthyen ne inerte. Teatri Kombetar u shemb…
Ballina Uncategorized @sq Në Ditën Botërore të Teatrit kujtojmë historinë e Teatrit Kombëtar/Funksionet kulturore dhe...



