Meta reagon pas vendimit maqedonas: Hapet rruga e integrimit, vendimmarrësit shqiptarë duhet të kthjellohen mirë…

0
65

Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, duke hapur rrugën e integrimit edhe për Shqipërinë.

Reagimi i Presidentit Meta:

Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.
Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.

Zjarr Tv Ad