Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se një mjet ka përplasur një punonjës policie i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një mjet doli nga rruga në Elbasan, policia ka shkuar në vendngjarje ndërkohë një mjet tjetër me shpejtësi ka përplasur efektivin i cili ishte në rrugë.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa në vendngjarje aktualisht ka prezencë të madhe të policisë.




