




Evi Kokalari, aktiviste republikane, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për premtimet e Sali Berishës në Foltore. Ajo deklaroi se Berisha nuk ka mbajtur premtimin thelbësor, që është mbrojtja e votës.
Evi Kokalari tha se për këtë arsye Berisha po humbet elektorat dhe po mbetet vetëm me militantë.





Ylli Rakipi: Ju keni mbështetur shumë Foltoret dhe ndihmuat Berishën. Tani që Berisha mori PD-në, mendoni se bëri ato që premtoi në Foltore ?
Evi Kokalari: Jo. Nuk ka mbrojtur votën. Nëse nuk mbron votën nuk ka primare. Nëse nuk ke kontroll mbi personat që kanë kontroll mbi mbrojtjen e votës, nuk ka primare.





Berisha po humbet dhe po mbeten vetëm militantët.
Kanë mbetur militant që mund të blihen kollaj nga Edi Rama. Vetëm ai mund ta marrë këtë vendim dhe ta bëjë. I ka lënë dorë të lirë shumë njerëzve atyre, që nuk duhet të kishte bërë.



