Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije shkarkimet dhe pezullimet në Policinë e Shkodrës, pas aksionit për ndërtimet pa leje në Theth.
Proda ka njoftuar se është pezulluar menjëherë nga detyra shefi i stacionit të Policisë Theth.
Po ashtu, ai njoftoi se ndërtimet pa leje nuk mund të mbeten përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj ka vendosur edhe shkarkimi nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.
Proda: Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore.
Besoj se si funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë.
Ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektor të zonës dhe ndaj specialistëve të krimit, të cilët po njësoj nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.
Përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk mund të mbetet përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.




