Wednesday, July 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ndërtimet pa leje në Theth, Ilir Proda shkarkon kupolën drejtuese të policisë...

Ndërtimet pa leje në Theth, Ilir Proda shkarkon kupolën drejtuese të policisë Shkodër: Nuk e meritojnë uniformën!

0
35
Zjarr Televizion Adccccc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije shkarkimet dhe pezullimet në Policinë e Shkodrës, pas aksionit për ndërtimet pa leje në Theth.

Proda ka njoftuar se është pezulluar menjëherë nga detyra shefi i stacionit të Policisë Theth.

Po ashtu, ai njoftoi se ndërtimet pa leje nuk mund të mbeten përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj ka vendosur edhe shkarkimi nga detyra, Drejtorin  e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.

Proda: Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore.

Besoj se si funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë.

Ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektor të zonës dhe ndaj specialistëve të krimit, të cilët po njësoj nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk mund të mbetet përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin  e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.

Zjarr Tv Ad