PD e fillon sesionin e ri parlamentar me homazhe te memoriali i Azem Hajdarit

0
11

Ditën e sotme, bëhen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari afër selisë së PD-së më 12 shtator 1998.

Pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Demokratike organizoj një ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin në përvjetorin e vrasjes së tij në oborrin e selisë së PD.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm familjarët e ish liderit të dhjetorit dhe drejtues të opozitës, ku nuk mungojë as kreu i PD, Sali Berisha.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se  se sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar, pasi sipas tij, nuk ekziston vota dhe fjala e lirë.

Berisha: Në këtë përvjetor të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm. Azem Hajdari së bashku me sivëllain e tij Besim Çerja janë më të gjallë se kurrë ne idealet e Shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit sot janë më kushtruese me ftuese se kurrë që nga viti 90 e gjer në këtë moment. Mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, de facto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston. Fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në starin e Edi Ramës siç ishte ajo ne diktaturën tjetër ku i ati i tij xhelat firmoste varjen e poetëve, ekzekutimin e qytetarëve për fjalën e lirë, e mendimin e lirë. Sot është një ditë betimi, do të thosha për çdo demokrat shqiptar për çdo deputete të PD për çdo drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë për të shpëtuar votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Edhe një here të gatshëm për çdo çmim dhe sakrificë. Pasi liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica. Unë kam bindjen se demokratët shqiptarë, pavarësisht nga ditët e vështira do ti tregojnë, Shqipërisë dhe botës se ata janë në armiqësi me armiqtë e lirisë, me armiqtë e fjalës së lire dhe se do të kthejnë në këtë vend dinjitetin njerëzor dhe do te kthejnë përsëri në këtë vend votën e lirë, fjalën e lirë…

Ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte mosprezenca e vajzës dhe politikanes së shquar e intelektuales brilante, Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari ka qenë kritike kohët e fundit ndaj opozitës shqiptare nga mënyra e funksionimit të saj.

Dikur pjesë e PD, Rudina Hajdari u mundua që të linte gjurmë në politikën shqiptare si i ati i saj, por siç duket ajo që la janë vetëm disa gafa në Kuvend.

Zjarr Tv Ad