A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Ogerta Manastirliut? Gaz Bardhi: Nuk plotësoj kriteret…

0
36

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gaz Bardhi në një intervistë për News24 është shprehur se nuk do të kandidojë për Bashkinë Tiranë.

Ai thotë se nuk plotëson kriteret e kandidimit duke argumentuar se nuk e ka vendlindjen në Tiranë, por Kavajë.

Gaz Bardhi mban postin e kreut të grupit të demokratëve dhe drejtoi qarkun Fier në zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku PD u mund thellë nga socialistët me një rezultat historik.

Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës dhe së dyti i kam dëgjuar shpesh në studio televizive që lakojnë emra dhe pyesin individë a ke ambicie. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.

Zjarr Tv Ad