Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.
Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungon.
Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar para kryeministrisë. Deri tani nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit, ndërsa kjo është hera e dytë që Berisha thërret tryezë me aleatët opozitarë. Edhe në mbledhjen e parë Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk ju bashkuan.




