E diel, Gusht 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Berisha takim me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk...

Berisha takim me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen

0
28

Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungon.

Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar para kryeministrisë. Deri tani nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit, ndërsa kjo është hera e dytë që Berisha thërret tryezë me aleatët opozitarë. Edhe në mbledhjen e parë Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk ju bashkuan.

Zjarr Tv Ad