Është mbyllur mbrëmjen e djeshme ëndrra e madhe e Shqipërisë për të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, pas humbjes në Poloni.
Polakët përmbysën ndeshjen 2-1, pasi u gjetën në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë, ata morën frenat e lojës në dorë, duke gjetur golin e barazimit me anë të Robert Lewandowskit në minutën e 63-të dhe më pas avantazhin me Piotr Zielinskin në minutën e 73′, duke i dhënë fund ëndrrës së kuqezinjve. Ndeshja u luajt në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe ishte e vlevshme për play-off-in për Botërorin 2026 ku Shqipëria luante për herë të parë në fazën “play-off”.




