Wednesday, April 8, 2026
Ballina Aktualitet SPAK aksion në burgun e Durrësit, kontrolle edhe në qelitë e Veliajt...

SPAK aksion në burgun e Durrësit, kontrolle edhe në qelitë e Veliajt dhe Ilir Beqajt

0
17

Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, verifikime janë kryer edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve janë konstatuar sende të paligjshme.

Zjarr Tv Ad