Friday, April 10, 2026
Ballina Aktualitet Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, ‘i shpëton’ burgimit të përjetshëm Azgan...

Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, ‘i shpëton’ burgimit të përjetshëm Azgan Mërnica

0
38

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e dënimit për Azgan Mërnica, duke e dënuar atë me 35 vite burg për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Me këtë vendim, Apeli ka hequr dënimin e përjetshëm të dhënë më parë nga Gjykata e Fierit, duke e zëvendësuar me një dënim më të ulët.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz, në qarkun e Fierit, ku sipas hetimeve fillestare gjithçka nisi nga një ndërhyrje e efektivit të policisë për një shkelje rrugore. Ai i kishte tërhequr vëmendjen autorit për drejtim të rrezikshëm të automjetit, çka çoi në një përplasje verbale mes tyre.

Situata më pas ka dalë jashtë kontrollit, kur sipas prokurorisë, Mërnica ka dalë nga makina dhe ka përdorur armë zjarri ndaj efektivit 28-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa viktima kishte vetëm tre vite në shërbim në radhët e forcave speciale “Shqiponja”.

Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja dhe qëndroi në arrati për rreth dy ditë, përpara se të dorëzohej vetë tek autoritetet, pas ndërmjetësimit dhe negociatave me familjarët e tij!

Zjarr Tv Ad