Friday, April 10, 2026
Ballina Aktualitet Arjan Curri: Arratisuni sa jeni në kohë, kush ka ikur të mos...

Arjan Curri: Arratisuni sa jeni në kohë, kush ka ikur të mos kthehet

0
241

Analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me sistemin e drejtësisë në vend duke u shprehur se është një sistem idiotesk, ku individi gjykohet në bazë të perceptimit dhe se tendenca e gjykatave është të referojnë individët të shkojnë “më lartë” për të zgjidhur problemet e tyre, deri sa çështjet përfundojnë në Strasburg. 

Të gjithë janë në një valle hipokrizie të tmerrshme sepse askush nuk do që ta vendosë këtë padrejtësi të madhe siç është standardi i paraburgimit në vend, madje më shumë duan ta bëjnë më lëmsh se ç’e kanë bërë deri tani. Edhe vendimi i vitit 2011 i mirë është, por gjykatat e ulëta nuk e zbatuan, ose e zbatuan kur u interesonte, nëse i paraburgosuri kishte fakte në një valixhe me letra “me vlerë”. Kështu që tani thjesht është rritur pazari.

Askush nga këta nuk do ta bëjë. Nëse do të donte ta bënte Rama, ndryshonte ligjin procedural penal dhe vendoste në ligj ekzaktësisht se në cilat raste njeriu mbahet në burg dhe në cilat raste jo. Gjykatat e ulëta nuk e duan këtë vendim sepse thonë: “Ç’na duhet ne, populli këta i do në burg.” Kanë atë idenë: shko më lart, gjeje më lart drejtësinë, mundësisht deri në Strasburg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar çdo kërkesë për paraburgim, pra i ka lënë në burg, as Apeli nuk do ta bëjë.

Curri përmendi çështjen e Ilir Metës duke theksuar një fjali në nga deklarata e tmerrshme që e la në burg: “Ekziston perceptimi edhe për një vëzhgues të jashtëm që Meta mund t’i ketë kryer këto vepra penale.”

Sipas tij kjo është të vesh duart në kokë.

Kishte sot seancën për Ilir Metën dhe e la në burg me një deklaratë të tmerrshme duke thënë se ekziston perceptimi edhe për një vëzhgues të jashtëm që Meta mund t’i ketë kryer këto vepra penale. Kur lexoj këtë fjali nga Gjykata Kushtetuese them, siç kam thënë edhe më herët: Ikni! Kush është arratisur të mos kthehet, kush nuk ka ikur ende të ikë sa është akoma në kohë, sepse ky është një sistem jashtëzakonisht idiotesk, që fillon nga gjykatat e ulëta deri te Gjykata Kushtetuese. Vë duart në kokë me këtë që lexon. Në këtë vend gjykohesh me perceptim, me opinion”, tha Arjan Curri për Top Story.

Zjarr Tv Ad