Wednesday, May 13, 2026
Ballina Aktualitet Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatën e Posaçme babai i Noizyt: Me...

Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatën e Posaçme babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

0
10

Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy, dëshmoi të mërkurën në Gjykatën e Posaçme në procesin e bandës së Laert Haxhiut. Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022. Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Dëshmia e Bashkim Rajkut për ngjarjen

Prokurori: Ju apo familjare tuaj, keni pasur ndonjë aktivitet shërbini në lagjen 13 ne Durrës?

Rajku: Po. Një dyqan rrobash.

Prokurori: Ishte investim i juaji?

Rajku: Po. Vajza ime është administratore, unë pronar i biznesit.

Prokurori: Ka ndodhur diçka këtu?

Rajku: Po ka ndodhur, diku ne 2022. Unë kam qenë në gjumë kur ndodhi ngjarja. Dëgjuam një shpërthim. Shkova poshtë dhe e gjeta lokalin të shkatërruar.

Prokurori: Kush punonte në atë dyqan?

Rajku: Janë stafi, por kur ndodhi ngjarja ishte i mbyllur.

Prokurori: Djali juaj, cili është dhe më çfarë merret?

Rajku: Rigels Rajku. Është muzikant. Djali jeton në të njëjtin pallat, por në një apartament tjetër.

Nuk e mbaj mend nëse atë natë ishte aty.

Prokurori: Çfarë vutë re kur zbritët poshtë?

Rajku: Ishin thyer xhamat. Gjithë pjesa e parme dhe dëmtuar edhe pjesa pas. Nuk mbaj mend a pati kamera, por roje pallati nuk ka pasur.

Prokurori: Fole me djalin për këtë? More ndonjë mendim prej tij, se kush e ka bërë?

Rajku: Nuk e di. Ne konflikt me njeri nuk kemi, por tani, çështje xhelozie, çështje rinie, nuk e di. Ne pas 4 vjetësh e kam dëgjuar në TV, se as nuk e dija kush mund ta kishte bërë.

Prokurori: A e keni dëgjuar emrin Kleviol Ahmeti?

Rajku: Emrin Kleviol Ahmeti e kam dëgjuar. E di që është artist, merret me muzikë, me rrjetet sociale. Më duket se kanë pasur fërkime të vogla, punë xhelozie, konkurrence. Më duket se nga Lushnja është.

Prokurori: Xhelozi për çfarë?

Rajku: Për punë muzike. Veç kësaj nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt fizik, apo verbal.

Vetë Noizy nuk u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme. Për të do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetaj, reperi i njohur si “Cllevio”.

Zjarr Tv Ad